Samuel Umtiti mund të jetë i larguari i parë nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Mbrojtësi francez ka pasur disa lëndime këtë edicion dhe gjithashtu nuk ka treguar formë të mirë.

Kampionët aktual të Spanjës janë gati ta lënë të lirë lojtarin të largohet, pasi interesimet për të nuk mungojnë.

Dy skuadrat nga Manchesteri, City dhe United si dhe Arsenal e Juventus janë ekipet që e duan francezin.

Mirëpo për ta lënë të lirë të largohet nga Camp Nou, Barcelona është duke kërkuar 65 milionë euro.

Kujtojmë që Umtiti iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2016 nga Lyon për 25 milionë euro dhe ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2023