Xherdan Shaqiri tani ka hyrë në mesin e yjeve botërore si zotërues i një makine superluksoze, Rolls-Royce.

Shaqirit i ka kushtuar makina e re plot 320 mijë euro.

Liverpooli e pret nesër Porton në Anfield, në ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.

Kosovari 27-vjeçar ka plot gjashtë ndeshje që nuk luan për Liverpoolin, edhe pse ka qenë në bankën e rezervistëve në secilën prej tyre.