Barcelona dhe Liverpool do të përballen të mërkurën në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve.

Për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez do të jetë një ndeshje speciale, pasi më parë ka veshur fanellën e Liverpoolit.

Suarez fillimisht tha se tre fëmijët e tij janë të lidhur me Liverpoolin dhe janë rritur duke dëgjuar këngën ‘You Will Never Walk Alone’.

“Fëmijët e mijë nuk kanë parë asnjëherë ndeshje të Ligës së Kampionëve nga stadiumit, por do të jenë në Angli. Ata janë të lidhur me Liverpoolin pasi janë lindur aty”, tha Suarez.

Më tej uruguaiani deklaroi se do të jetë një ndeshje e çuditshme, por që në fushë nuk ka miqësi pasi tani luan me Barcelonën.

“Do të jetë një ndjenjë e çuditshme. Ju më keni parë atje, jam i qetë, i relaksuar, por kur luajt jam ndryshe komplet. Jam shumë mirënjohës ndaj Liverpool, por jam aty për të luajtur për Barcelonën, duke e ditur se cili është objektivi. Aty ku nuk do ketë miqësi, shokë, asgjë përveç kujtimeve të bukura. Kështu jam unë si lojtar, të gjithë e dinë”, tha Suarez.

Krejt në fund ish-sulmuesi i Liverpool dhe Ajax deklaroi se çdo futbollist do të dëshironte të luante për The Reds.

“E di se çfarë po kalojnë dhe nuk është e lehtë, por mendoj se kur isha atje ishte ndryshe, sepse ishte sot ose kurrë. Ne ishim duke fituar kampionatin me një skuadër që nuk i afrohet kësaj aktuale”.

“Ata nuk shpenzonin kaq shumë sa tani. Tani çdo lojtar do të donte të shkonte tek Liverpool, atëherë ishte ndryshe. Nëse do e kishim fituar kampionatin, do të kishim qenë një ekip më i madh sesa ky që është tani”, përfundoi Suarez.