Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar të ketë ndryshuar mendimin për mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë, një ditë pasi përsëriti kërcënimet ndaj Meksikës, nëse ajo nuk merr masa për të ndalur rrjedhën e emigrantëve të paligjshëm dhe hyrjen e narkotikëve në SHBA.

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar mendim”, u ka thënë Trump gazetarëve, ndërsa u nis të vizitonte kufirin SHBA-Meksikë. Trump vizitoi vendkalimin kufitar “Patrol Calexico” mes dy vendeve dhe mori pjesë në një tryezë për emigracionin dhe sigurinë kufitare.

Ai po ashtu vizitoi një pjesë të barrierës së ngritur kohët e fundit, që administrata e tij e ka cilësuar si një segment të përfunduar të murit në kufi, të premtuar prej tij – transmeton Top Channel.