Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë në tjerë në 27 ndeshje në Superligën turke

Forma e lartë ka bërë që gjigantët e futbollit turk, Galatasaray, Besiktas e Fenerbahce të interesohen për Muriqin.

24-vjeçari nga Kosova duket se është pajtuar me kushtet e ofruara nga Fenerbahce edhe pse ato nuk janë bërë publike.

Besohet se Fenerbahce do të paguajë tre milionë euro për ta bërë të vetin reprezentuesin kosovar.