Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë kombëtare.

Duke kujtuar Shkëlzen Haradinajn, i cili 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë.

Postimi i plotë:

Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit.