Arsenali është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Londinezët kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Napolit me rezultat të përgjithshëm 3-0 (1-0)

Pas takimit ka reaguar përmes rrjeteve edhe mesfushori shqiptar i Gunners, Granit Xhaka, i cili ka pohuar se udhëtimi i tyre në garat evropiane vazhdon.

“Puna me italianët është kryer. Dhe udhëtimi vazhdon. Ndalesa tjetër është Valencia. Spanjë”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.