Përkundër që Lionel Messi konsiderohet nga shumë persona si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Edon Zhegrova preferon që njerëzit të mos e quajnë atë “Messi i ri” sepse beson se e ka stilin e vet të lojës.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova, i ka komentuar vlerësimet e njerëzve që thonë se stili i tij i lojës është i ngjashëm me atë të Lionel Messi. Ai është shprehur se nuk pajtohet me këto vlerësime.

“Edhe kur isha i ri, shumë njerëz më thonin se luaj si Lionel Messi. Por, unë nuk mendoj ashtu. Gjithashtu them se nuk luaj si ai. Unë jam Edon Zhegrova, nuk jam Lionel Messi”, është shprehur Zhegrova për bzbasel.ch.