Komiteti Ndërkombëtar i Futbollit, një organ i FIFA-s i ngarkuar për korrigjimin e rregullave ekzistuese dhe futjen e rregullave të reja, ka bërë dhjetë ndryshime në botën e futbollit në mbledhjen e fundit në Nyon të Zvicrës.

Këto rregulla do të zbatohen duke filluar në sezonin 2019/2020.

Rregulla e parë ka të bëjë se kujt i takon topi pas ndërprerjes së ndeshjes. Parashihet se në qoftë se loja është ndalur në zonën e rreptësisë, gjyqtari ia jep topin portierit, por nëse gjyqtari ndalon ndeshjen jashtë zonës së penalltisë, topi do t’i takon një lojtari.

Nëse në “murin e gjallë” janë tre ose më shumë lojtarë të ekipit që mbrohet, lojtari kundërshtar nuk mund t’iu afrohet në një metër, në të kundërtën do të gjykohet si “indirekt” në favor të ekipit mbrojtës.

Një nga rregullat i referohet festimeve të ekzagjeruar të golit, të cilat do të ndëshkohen me kartonë dhe do të mbetet në fuqi edhe në rast se anulohet goli përmes Video Asistencës së Referëve (VAR).
Rregulla tjetër ka të bëjë me atë që lojtari kundërshtar mund t’ia rrëmbej portierit topin pas degazhimit brenda zonës së rreptësisë dhe nuk duhet që të pritet që një lojtari i ekipit që degazhon topin ta prek i pari.

Në fillim të ndeshjes, sipas rregullave të reja, skuadra që fiton në hedhjen e monedhës mundet të vendosë nëse do të ketë topin e parë ose në cilin gol do të sulmojë.

Një nga risi është se do të ketë ndryshime sa i përket ndërprerjeve mjekësore dhe në këtë mënyrë nga 90 sekonda deri në tre minuta mund të qëndrojnë stafi mjekësor në fushë ndërsa do të ketë pauza prej një minutësh për dehidrimin e lojtarëve.

Lojtarët janë të lejuara të veshin fanella me ngjyra të njëjta ashtu sikurse shorcet e çorapet.

Në prej politikave të reja është se gjyqtari mund t’i tregon kartonin e verdhë ose të kuq pas lojtarit pas përfundimit të aksionit, të cilin e fillojnë menjëherë lojtarët e ekipit që e kanë fituar ndërhyrjen e palejuar.

Lojtari që zëvendësohet duhet të lë fushën në pikën më të afërt të largimit dhe jo të shkojë në mes të fushës si deri më tani.

Zyrtarët e klubit apo trajnerët mund të ndëshkohen me karton të verdhë ose të kuq.