Pak më parë në Prishtinë u ngritën dyshime për bombë të vendosur në dy objektet e drejtësisë, përkatësisht në Prokurorinë Speciale dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Policia e Kosovës dhe njësia e deminimit janë në vendngjarje dhe po kontrollojnë këtë zonë duke bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” dhe evokuar personelin e dy objekteve.

Ndërsa, Ambasada Finaldeze në Kosovë ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin këtë zonë.

“Të dashur finlandezë, ekziston një dyshim për bombë në rrugën “Luan Haradinaj”, shmangni atë zonë, Policia janë duke u marr me rastin”, thuhet në postimi e tyre në rrjetin social Facebook.