Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas përleshjes fizike që ka ndodhur mes anëtareve të LDK-së, gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme në njërën nga nëndegët e partisë në Mitrovicë.

Shkrimi i plotë:

“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, shkruan Bahtiri në Facebook.