Barcelona ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës.

Pjesën e dytë e nisën më mirë Liverpooli, që radhitën disa raste

Në minutën e 75-të Lionel Messi e shënoi golin e dytë.

Gjeniu Messi nuk e kishte mbyllur me kaq.

Një goditje dënimi nga 25 metra u kthye në gol nga argjentinasi, duke e dërguar stadiumin në një festë të zjarrtë (3-0).