Bayern Munichu ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 përballjen me Hannoverin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.

Bavarezët i janë kthyer fitores pas barazimit ndaj Nurnbergut, pasi në shtëpi kanë mposhtur me lehtësi Hannoverin.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.

Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të kthehen në lojë duke shënuar në minutën e 51-të me anë të Jonathas nga penalltia për 2-1.

Megjithatë, katër minuta më vonë golashënuesi i mysafirëve u ndëshkua me të kuq dhe gjithçka u bë më e lehtë për Bayernin që shënoi edhe në minutën e 84-të me anë të Franck Ribery për 3-1 dhe vulosën fitoren.