Cristiano Ronaldo thuhet të jetë pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire – raportohet se është vetura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë.

Portugezi raportohet se ka shpenzuar 11milionë euro në Bugatin unik që u prezantua për herë të parë në botë në panairin e veturave të Gjenevës.

Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një prototip të kësaj super veture dhe është një interpretim modern i tipit mitik dhe legjendar të Bugatti Type 57 SC Atlantic, katër prej të cilave janë ndërtuar mes viteve 1936 dhe 1938.