Vedat Muriqi ka kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion me skuadrën e tij Rizespor.

Skuadra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për të, por Muriqin po e duan edhe gjigantët turk si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas.

Duket se më së afërmi për të nënshkruar me sulmuesin është Fenerbahce, pasi prej kohësh po e kërkon atë.

Madje mediat turke kanë shkuar aq larg sa kanë zbuluar edhe pagën e Muriqit që do ta fitojë tek klubi nga Stambolli.

Në rast se nënshkruan kontratë katër vjeçare me Fenerin, Muriqi do të fitojë 1,5 milionë euro në sezon plus bonuset.