Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i është drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku.
Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok.

RH