Sejdi Hoxha të shtunën ka marrë timonin e PDK-së në Drenas, pasi mori më shumë vota se dy kundër-kandidatët Naim Bazaj e Kushtrim Prenku, në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Krahas kësaj pozite, Hoxha është edhe krye-shef i Postës së Kosovës.

Ai përmes Facebook ka thënë se ka marrë një interpretim nga Zyra Ligjore e Postës së Kosovës ku sipas tij, mbajtja e dy pozitave, nuk është konflikt interesi.

Postimi i plotë:

Të nderuara media,

Une dje jam zgjedhur Kryetar i Deges se PDK-se ne Drenas, ne nje proces demokratik zgjedhor.

Shume nga mediat me kane kontaktuar edhe dje edhe sot gjate dites për të me pyetur nëse pozita që jam zgjedhur është në konflikt interesi me pozitën që mbaj në Postën e Kosovës.

Unë kam marr një interpretim nga Zyra Ligjore e Postes se Kosoves e cila konsideron se nuk ka konflikt interesi. Gjithashtu, lidhur me kete çeshtje, do te konsultohem edhe me institucione te tjera.

Zotohem publikisht se do te zbatoj çdo vendim ligjor. Asnjëherë në jetën time nuk kam qene as nuk do të jem shkelës i ligjit.

Le të shërbej ky postim për sqarimin tuaj të drejtë dhe të opinionit publik.