Shtetasi nga Kosova, Dashamir Xh. (44) është aksidentuar sot pasdite teksa lëvizte me automjetin e tij në aksin kombëtar Berat-Lushnje, pranë fshatit Poshnje.

Ai humbi kontrollin e automjetit Audi CR8 me targa angleze, e pas disa rrotullimeve në rrugë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Sipas policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të automjetit dhe lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.