Luana Vjollca e ka zgjedhur këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – Dani, për të realizuar duetin e radhës.

Bashkëpunimi i tyre mban titullin “Sonte”, ndërsa projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Luana është shprehur e nderuar që i është dhënë mundësia të bashkëpunojë “me një ndër ikonat e muzikës shqiptare”.