Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në vendkalimin kufitar të Dheu i Bardhë

Postimi i plotë i Limajt:

“Serbia po vazhdon me avazin e vjetër, duke keqtrajtuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndalimi i sotëm i Srdjan Jovanoviqit dhe Srecko Spasiqit, këshilltarë në Qeverinë e Kosovës, në vendkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë” shpërfaq edhe njëherë tjetër tendencën dhe qëllimin e Serbisë për ta penguar integrimin e serbëve në Kosovë.

Ky nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, sepse autoritetet në Serbi po duan t’i frikësojnë dhe shantazhojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme nga një vend kandidat për t’u integruar në BE, të provokojë dhe të sillet në këtë formë. BE duhet të reagojë dhe të mos toleroje sjellje të tilla”, ka shkruar Limaj.