Liverpooli e ka shënuar golin e katërt ndaj Barcelonës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet momentalisht në Anfield.

Divock Origi shënoi në minutën e 78-të për 4:0, duke e përmbysur Barcelonën.

Liverpooli udhëheq tani 4:3 pas dy ndeshjeve dhe siç qëndrojnë gjërat është në finale.