Milani ka arritur të fitojë ndaj Bolognas me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Rossonerët kanë arritur të marrin një fitore të vështirë, por të madhe në garën për një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Suso (37′) dhe Fabio Borini (67′) për vendasit, ndërsa Mattia Destro (73′) për mysafirët.