Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar sot do të ketë një mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende do të sjellin reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius. Kjo situatë termike nuk do të ndikoj negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e institutit.