Rastin e parë në këtë ndeshje e kishte Lionel Messi në minutën e 14-të, por që nuk arriti të shënojë.

Në rastin e dytë të mirë Barcelona arriti të shënojë.

Luis Suarez mori një pasim në zonë nga Jordi Alba, që fal një devijimi të vogël shënoi për 1-0.

Në disa situata ndeshje u ndezë dhe kishte edhe fërkime të vogla. Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Barcelonës.