Vasfije Krasniqi Goodman – aktiviste e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale në nivel global, e cila është fituese e Çmimit Kim Bok-dong për Paqe ka reaguar pas debatit të fotografisë së sotme

E mbijetuara e dhunës seksuale, kosovarja Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar pas publikimit në foto të fotografive të tjera ku tregojnë që fotografitë e deputetes së PDK-së, Fjolla Brovina mund të jenë të fabrikuara.

“Mos e përdorni dhimbjen dhe vuajtjet tona për përfitimet e juaja. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

@VasfijeKrasniqi
Don’t use our #pain and #suffering for your own gain. Ma plaset zemren

Kujtojmë që, Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës “Bëhu Zëri Im” – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saj në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore.

Para disa jave dëshmitë e Vasfijës janë dëgjuar, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare, kurse Vasfija ka dhënë dëshmitë e saj edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.