Familja e Rita Orës ndonëse janë një nga më të komentuarat në botë, për shkak të suksesit të këngëtares, ata shpesh e kanë dëshmuar që nuk e harrojnë vendlindjen.

Këtë e dëshmon më së miri ky postimin i nënës së yllit kosovar, ku Vera në llogarinë Instagram ka treguar se kanë një shtëpi në Prishtinë ku ka shkruar:

“Shtëpia është ku zemra është Ndonëse jetojmë në Londër, është kaq e rëndësishme për ne dhe fëmijët tanë / brezat e ardhshëm që të mund të vizitojmë qytetin tonë në Prishtinë, Kosovë.”, ka shkruar Vera Ora në postimin e saj.