Presidenti Thaçi gjatë kthimit për në Kosovë ka komentuar sërish kufirin Kosovë-Shqipëri, i cili ka thënë se duhet të hiqet, sepse është vendosur jashtë vullnetit tonë.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë!”, ka shkruar Thaçi.