Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko, janë bërë prindër për herë të parë.

Fotografitë që publikon Elita në rrjetet sociale, e dëshmojnë mjaft mirë se ajo po punon që të jetë sërish në top formë.

Mirëpo në një nga imazhet e fundit, një komentues i ka shkruar Elitës, duke iu drejtuar sikur ajo po e fsheh barkun dhe strijat, ndërkohë që do të duhej të ishte krenare si nënë që i ka ato pas lindjes.

Ndërkohë, moderatorja Rudi i është kundërpërgjigjur duke thënë se një gjë të tillë nuk e ka bërë dhe as nuk e ka ndër mend ta bëjë, madje ajo shprehet se e sheh veten larg të qenit perfekt.