Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë, Enver Hoxhaj, zv. Kryetar i PDK-së, Hajredin Kuçi, Kryetar i Komisionit Qendror për zgjedhje të brendshme, Memli Krasniqi, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, Sekretari organizativ i PDK-së, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Blerand Stavileci, ministra dhe drejtues të lartë të partisë.

Në proces zgjedhor, ku morën pjesë 389 delegatë, me vota të fshehta, me shumicë absolute, kryetar i Degës së PDK-së, në Prishtinë u zgjodh, Uran Ismaili.