Shumë njerëz mbetën të lënduar në Itali pasi që një anije që kishte dalë nga kontrolli u përplas me një anije tjetër më të vogël turistike dhe pastaj me portin në Venecia.

Turistët vrapuan në panikë duke u larguar shpejt nga porti ku po rrinin.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:30 në Kanalin Guidecca, një rrugë detare e madhe që dërgon në sheshin e famshëm të Shën Markut.

Qyteti verilindor italian është një vend shumë popullor për turistë dhe anije turistike, sidomos gjatë verës kur është edhe sezona turistike.