Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U.

Trupi i viktimës është gjetur në ujerat lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

“Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klinës.
Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura te mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.