Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar të gjithë dëshmorët e rënë të trevës së Hasit, duke thënë se trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë.

“Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare. Duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur.

Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.