Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka folur pas golit të fitores kundër Bullgarisë.Kosova fitoi 3:2 në udhëtim te Bullgaria në Sofje, transmeton InsportiHeroi me golin në minutat shtesë ishte Elbasan Rashani, pas harkimit të Milot Rashicës.“100 shanca i patëm por nuk hijke kurrë, në fund një krosim mjaft i mirë nga djali nga Vushtrria, Miloti, tjetri nga Vushtrria ia futi”, tha ai duke qeshur.“Si gjithmonë kemi luftuar në deri në fund”, tha Rashani.Në fund, ai lavdëroi tifo grupin e Kosovës, ‘Dardanët’.“Si me lujtë në Prishtinë”, tha ai për mbështetjen e tifozëve. “Fantastike, kurrë s’kam parë fansa kaq të mirë që kemi”, përfundoi Rashani. /Insporti.com