Afërdita Demaku në këngën të cilën e ka publikuar disa ditë më herët kushtuar festës së Bajramit i ka thurur disa vargje me shumë domethënie.

E, e mira e gjithë këtij projekti është ndikimi që pati tek njerëzit.

Shkaku i këtij teksti, shumë familje kanë pajtuar gjaqe ndërmjet veti.

Rasti që vlen të theksohet është bashkimi i dy vëllezërve të cilët nuk kanë kontaktuar ndërmjet veti plotë 5 vite, të cilët janë pajtuar me shumë emocion.

Këtë ngjarje rrënqethëse e ka publikuar Afërdita në Instagramin e saj, duke publikuar bisedën që ka pranuar nga familjarët e rastit.