Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen ndaj Malit të Zi, duke krijuar disa gjysmë raste para porte.
Pas disa gjysmë rasteve, Kosova e gjeti goli. Ishte Milot Rashica në minutën e 24-të arriti ta tund rrjetën.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në të mirë të Kosovës.

Malazezët e barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 69-të, me golin e shënuar nga Stefan Mugosa.
Kosova u hodh në sulm që ta gjej golin e epërsisë, ndërs rastin më të mirë e kishte Amir Rrahmani që goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.

Minutat e fundit u karakterizuan me disa aksione nga të dyja palët, por që pasimi i fundit mungonte dhe rastet shkonin në pa kthim.

Ndeshja mbyllet në barazim, ku Kosova meritoi më shumë se sa një pikë.

Tashmë kemi dy pikë dhe shkojmë në Sofje për tu përballuar me Bullgarinë pas tri ditësh.