Përfaqësuesja e Kosovës e ka mundur Bullgarinë me rikthim 3:2 në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes i cili u shpreh shumë i lumtur me këtë fitore, duke i përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata nuk u dorëzuan, punuan dhe punuan në mbrojtje pastaj në sulm, kemi pasur ndjenjën që mund të shënojmë. Kemi provuar aksione nga krahët pastaj nga qendra dhe ja arritëm. Kjo është një fitore e madhe për ne, nuk është fitore normale sepse është e para fitore për ne në këtë kompeticion madhorë”, e mbylli deklaratën e tij për Supersportin.