Neymar është akuzuar për përdhunim, në një incident që thuhet se ka ndodhur në kryeqytetin francez.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur më 15 maj të këtij vitit në një hotel në Paris.
Sipas mediumit brazilian UOL, femra që u paraqit për ta akuzuar pretendon të ketë takuar ish-lojtarin e Barcelonës përmes rrjetit social Instagram.
Ajo gjithashtu pohon se Neymari arriti në takim në gjendje të dehur dhe agresive në hotelin ku ata të dy u takuan.
Dy ditë pas incidentit, ajo femër u kthye në Brazil dhe nuk e bëri afërën publike deri tani për shkak të frikës për sigurinë e saj.