Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me të arritur në shtetin e Sllovakisë, Thaçi është takuar me diplomatin amerikan, Philip Ricker.

Postimi i plotë:

Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec. Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë. Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin. Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada.