Kosova ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Malit të Zi me golin e shënuar nga Milot Rashica.

Një aksion i bukur i nisur nga Besar Halimi që pason bukur me Arbër Zenelin, i cili gjuan, por goditja e tij bllokohet, nga mbrojtësit. Topi shkon te Vedat Muriqi i cili nuk arrin të gjuaj, e nga devijimi i mbrojtësit shkon te këmbët e Milot Rashicës që gjuan fuqishëm për 1-0.