Po vazhdojnë kërkimet për tetë alpinistë – katër britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian, të cilët kanë humbur që nga java e kaluar gjatë një ekspedite për në Himalaje, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Këta alpinistë ishin përpjekur të ngjiteshin në malin Nanda Devi, një nga majat më të larta për t’u ngjitur në Indi, rreth 7 mijë e 400 metra e lartë. Tetë nga të zhdukurit ishin pjesë e një grupi prej 12 personave, që u larguan nga fshati Munsiyari, më 13 maj. 12 ditë më vonë, më 25 maj, vetëm katër nga ta u kthyen në kamp.

I tërë grupi ishte paraparë të kthehej më 26 maj. Kampi është i vendosur 6 mijë metra mbi nivelin e detit.