E mërkurë, 05 gusht 2026
Trimi i infermierisë!

Trimi i infermierisë!

Videoja e publikuar pak orë më parë, dëshmon se si një infermier i ER, po ia dilte ta tejkalonte situatën falë përvojës së tij 10 vjeçare, të trajnimit në Jiu jitsu, duke arritur ta nënshtronte një pacient të dhunshëm dhe të dehur, pasi burri e sulmoi atë brenda një spitali në Queensland.

Videoja e mbikëqyrjes tregon Daniel Nelson duke mbajtur pacientin poshtë trupit të tij, derisa të mbërrin sigurimi.

Nelson thotë se ai ndau pamjet për të vënë në pah dhunën me të cilën përballen punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke pyetur: “Po sikur (sulmuesi) të zgjidhte një infermiere, gjysmën e madhësisë së tij? Një i diplomuar i ri? Një student? Dikush që thjesht nuk mund të mbrohej?”