
Pas dy muajsh protestash të përditshme, qytetarët kanë mbyllur mbrëmjen e sotme protestën e 60-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e tij.
Protesta e radhës u shoqërua si çdo natë me marshim nëpër rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe brohoritën kundër qeverisë, ndërsa në fund të tubimit organizatorët bënë thirrje për vijimin e rezistencës edhe në ditët në vijim.
“Shqipëria kërkon revolucion!”, ishte një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa qytetarët përsëritën edhe sloganin: “Rama jep dorëheqjen!”
Në përfundim të tubimit, nga sheshi para kryeministrisë u bë thirrje që qytetarët të rikthehen sërish në shesh ditën e nesërme, me mesazhin: “Nesër më shumë!”
Prej 60 ditësh, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e Edi Ramës.
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since 1966, when designers at Letraset and James Mosley, the librarian at St Bride Printing Library in London,
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.