E hënë, 03 gusht 2026
Projekti-Alabar

Investitori strategjik dhe unë, shqiptari jo strategjik!

Po lexoj disa analiza të specialistëve lidhur me pendesen e Alabarit se “në Durrës ka gabuar me ndërtimet e shpejta”.

Tani, unë nuk marr vesh nga ligjësitë e ekonomisë. Por, nga gjithë ky projekt gjigand, i shitur nga makineria e PR-it qeveritar si një investim 2 miliardë Euro, unë kuptoj:

1-Një investitori të huaj iu dhuruan 81 hektarë tokë në bregdet.

2-Per ti dhuruar token investitorit, ne mbyllem portin e vetem tregtar dhe per te ndertuar te riun, duhet te paguajme nja 1 miliard Euro.

3-Alabari u perjashtua nga kontributi social qe paguan cdo ndertues, qe perkthehet ne rreth 57 milion Euro.

4-Alabari nuk pagoi takse infrastrukture, qe perkthehet ne rreth 87 milion euro.

Cfare beri Alabari?

Hapi themele e nisi te shese ajer, sic shet cdo ndertues ne Shqiperi. Dhe me parate e ajrit nderton pallatin. Ku eshte investimi 2 miliard ketu?

Tani, cfare bera une kur ndertova shtepine time?

Kur mora lejen e ndertimit, pagova takse infrastrukture.

-Pagova takse per rrugen, por rrugen shtrova vete me cakull.

-Pagova takse per ujin, por uje nuk kam dhe pusin per te furnizuar shtepine e hapa vete.

-Pagova takse per kanalizimet. Por kanalizimet i bera vete.

Alabari mori token pa leke, nuk paguan as taksa dhe infrastrukturen ia nderton qeveria me leket e mia.

Tani Alabari edhe qenka pishmanosur se nuk i kane dale mire hesapet. Duhet te presim se mos ne kontrate ka ndonje pike qe shteti ti kompensoje humbjen, nese fitimi nuk shkon sipas planit.

Po per hesapet e mia a pyet shteti im?