
Në protestën e 65-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim kritik ndaj kryeministrit, për të cilin tha se nëse nuk del nga zyra e tij, shqiptarët duhet ta nxjerrin vetë.
“Nuk kemi kohë më për fjalë, tani do bëjmë atë që duhet bërë. Nëse ai nuk del, duhet ta nxjerrim. Një palo burrë. Shko more!”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij, aktori solli edhe një mënyrë se si duhet larguar kryeministri nga detyra, me këngë e me valle.
“Sikur ne ta marrim me këngë dhe me valle, se ca kohë i binte edhe defit ky, i pëlqen edhe muzika. Ta marrim hopa me këngë e me valle dhe ta hedhim në Lanë. Ta qëllojmë me domate, bam e bum”, tha ai.
ktori Mehdi Malkaj: Këtu është një det me njerëz që nuk janë as djathtas e as majtas, por janë njerëz të shkëlqyer që duan atdheun dhe duan që t’i shkulin dhëmbët këtij plehrës që është këtu (Edi Rama), që e shet atdheun pjesë-pjesë.
Nuk kemi kohë më për fjalë, tani do bëjmë atë që duhet bërë. Nëse ai nuk del, duhet ta nxjerrim. Një palo burrë. Shko more!
Kam një variant, është më i mirë. Sikur ne ta marrim me këngë dhe me valle, se ca kohë i binte edhe defit ky, i pëlqen edhe muzika. Ta marrim hopa me këngë e me valle dhe ta hedhim në Lanë. Ta qëllojmë me domate, bam e bum.
Të jeni të sigurt që ai që do të vijë kryeministër më vonë, do të thotë: “Atë e hodhën në Lanë, por mua nuk i dihet çfarë më bëjnë”.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.