
Një debat i pazakontë po ngjet në Shqipëri, ndërsa në Kosovë të gjithë heshtin. Është një mjek i shquar, madje kardiolog, nw krye tw kwtij debati, e të cilin deshi ta luftonte deri në shkatërrim kryeministri i Shqipërisë Rama, por nuk ia arriti.
Ai nuk është thjesht një kritik apo kundërshtar i një qëllimi apo ideje, por është një bashkëndërtues i një paradigme, që po fiton bindshëm tashmë. Se Covid 19 mund të ketë qenë jo thjesht një virus i përhapur qëllimisht, por se ai ishte thjesht pjesë e një sistemi, pra një copëz e mozaikut, i cili pas përhapjes së virusit do të vepronte me vaksinimin e botës. Dhe në këtë mënyrë do të arrihej një kontroll më i madh mbi jetën njerëzore, madje duke modeluar vdekje.
Kundër këtij sistemi, është duke luftuar me sukses Dr.Edvin Prifti, jo vetëm me interpretime dhe informacione publike, por edhe me zbulimin e tij, tashmë të patentuar edhe nga institucione europiane, nëpërmjet të cilit arrihet të paralizohet agjenti jo njerwzor (alien!) i vaksinave, si Pfizer, që shkakton vdekjen dhe mutacione në organizëm.
Ai ka vazhduar të sjellë informacione në dobi të argumentimit të tij dhe të kundërshtarëve të sistemit, që çoi në mbylljen botërore në Covid dhe në vaksinimin e qindra miliona njerëzve!
Dr.Prifit në shënimin e tij të fundit në Fb ia kujton opinionit dhe kundërshtarëve të së vërtetës për vaksinat, se gjatë kohës së Covidit, vaksinat si Pfizer të propozuar nga udhëheqësi i strategjisë apo luftës kundër Covid në SHBA mjeku Antoni Fauçi, propozimi miratohej pikërisht nga gruaja e tij, që dëshmon një konflikt të pastë interesi. Këtë dëshmi e ka risjelle zv.presidenti amerikan JD Vance, ndërsa i ka dhënë jehonë Dr. Prifti.
“Crhistine Grady, një infermiere në krye të Departamentit të Bioetikës në NIH, personi që aprovon ilaçet dhe vaksinat për FDA për të gjithë Ameriken. Gjejeni gruaja e kujt është? Gjejeni, keni ndonjë ide?
JD Vance, zv.presidenti amerikan më së fundmi e ka gjetur përgjigjen. E zbuloi që është gruaja e Anthony Fauçit.
Fauçi bën vaksinat dhe ia miraton gruaja.
Konspiracion? Joooooo!
Si funksionoi vaksina, keq? Joooooo!
Fauçi është mjek i keq që po e përdorin politikisht, siç thonë disa konspiracionistë? Joooooo!
Sa do doja të qeshja po s’mundem se është për të qarë!”, ka shkruar doktori dhe studiuesi i shquar Prifti. / Dardaniapost
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.