
Sot (13 gusht) u zhvillua protesta e 75 radhazi, me qytetarët të cilët prej më shumë se dy muaj kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës janë dëgjuar thirrje të shumta kundër qeverisë dhe klasës politike, mes tyre: “Shqipëria kërkon revolucion!”, “Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria po digjet, Rama po krihet!” dhe “Shqipëri e re!”.
Gjatë protestës ka folur edhe një prej organizatorëve të protestës dhe aktivisti Arben Kola, i cili bëri thirrje për arrestimin e zyrtarëve që janë përfshirë në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Kola iu drejtua veçanërisht SPAK-ut, duke e cilësuar si një prej institucioneve ku shqiptarët vazhdojnë të kenë besim, që të arrestojnë dhe mos kenë frikë. Sipas tij nëse nuk e bëjnë këta që marrin rrogë të majme, ka plot të rinj profesionist që siç tha ai “ka plot djem që duan t’ia kërcasin prangat”.
Në protestë foli edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili bëri thirrje për bashkim dhe kundër përçarjes së shqiptarëve. “Ne nuk kemi veri-jug, sepse jemi të vegjël për të pasur veri-jug. Kjo është politikë e shpifur, e stisur për ta bërë popullin copë-copë”, u shpreh Malkaj.
Aktori iu drejtua edhe të rinjve, duke thënë se e ardhmja e vendit është në duart e tyre dhe duke kritikuar ashpër qeverinë.
Pas përfundimit të fjalimeve, vargu kilometrik i qytetarëve marshoi nëpër rrugët e Tiranës. Ndërkohë për tre ditë më radhë, më 14, 15 dhe 16 gusht pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, pasi do të vijë edhe diaspora.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.