
Sot, aktori i madh, Artisti i merituar, Mjeshtri i Madh, Nderi i Kombit, artisti me rolet e të cilit janë rritur e formuar breza të tërë shqiptarësh, miku im i vyer, Bujar Asqeriu mbush 70 vjeç.
Me një karrierë mbi 50- vjeçare Bujar Asqeriu ka me dhjetëra role shumë të suksesshme në teatër e kinematografi. Në kinematografi ka shkëlqyer me kryerolin e tij, atë të Avni Rustemit, si edhe me dhjetëra role të tjera.
Me zërin e mrekullueshëm dhe me paraqitjen e tij skenike Bujar Asqeriu ka shkëlqyer me trupën e Teatrit Kombëtar edhe në skenën e teatrit Globe në Londër, ku luhen veprat e Shekspirit.
Gjatë gjithë jetës së tij artistike ai është karakterizuar jo vetëm nga talenti, por edhe nga puna, serioziteti, përkushtimi ndaj çdo roli.
Bujar Asqeriu nuk është vetëm një artist, një ikonë në Panteonin e skenës shqiptare, por edhe një intelektual dhe qytetar i devotshëm, që artin, talentin, fjalën, mendimin dhe angazhimin e tij e vuri në shërbim të Shqipërisë.
Bujari Asqeriu është njeri i madh, personalitet me karakter të fortë, që nuk iu nënshtrua asnjëherë pushtetit, por ka qenë në oponencë me të gjitha qeveritë kur ka qenë fjala për artin!
Bujari është artisti model, që i mundi ziliqarët në botën e artit dhe veçanërisht në TK me talent dhe punë, gjithmonë punë e lartë artistike.
I uroj Mjeshtrit dhe Mikut tim të vyer edhe 100 vite të tjera të bukura, të lumtura e gjithmonë në skenë!
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.