
Moris Vorpsi
Në studimin e Regina Cermann, Der “Bellifortis“ des Konrad Kyeser (2013), si edhe artikullin e Robert Elsie-t të vitit 1986 për tekstin e Chantilly.
Ka disa gjëra shumë interesante, por edhe një dallim të rëndësishëm mes asaj që Elsie propozoi dhe asaj që Cermann më vonë e vuri në dyshim.
Cermann shkruan qartë se pas humbjes katastrofike në Nikopolis më 1396, Kyeser, i cili kishte qenë i pranishëm në betejë, e ndërtoi veprën Bellifortis si një lloj përgjigjeje ndaj katastrofës ushtarake. Ajo thotë se ushtria kryqtare ishte nën drejtimin e mbretit Sigismund të Hungarisë dhe u shpartallua nga ushtria e sulltan Bajazidit.
Në atë periudhë, disa nga principatat e vogla arbërore më në jug kishin nisur të ndienin presionin osman ose ishin shndërruar në vasalë lokalë, por me shumë gjasa pati një mobilizim apo angazhim të strukturuar të arbërve në këtë fushatë të krishterë në Danub.
Sinjalet e lëvizjes dhe pozicionit Kur ushtarët shqiptarë thoshin „Ni e nidju yze mbenis zabel chmielfet“, ata jepnin urdhrin ushtarak: „Një yll (sinjal dritë apo shpërthim) u dëgjua, lajmëroni trupat të nisen drejt pyllit (zabelit) ku po kërset lufta!“.
•Identifikimi i trupave (Kodi i përkatësisë) në Frazat si „dayze yan yon yan“ përdoreshin gjatë natës ose nëpër zhurmën e betejës si një fjalëkalim (parollë) për të dalluar kush ishte mik apo armik: „Dëgjoje/dalloje zërin, ata janë të tonët (janë tanët, mos sulo!)“.
Përgatitja për sulm dhe stuhia si dhe fjalët „wasram… zor dorchedine… biliat… stochis“ të përdorura në kod tregonin vështirësitë e terrenit malor dhe gatishmërinë për t’u përballur me stuhinë e sulmit armik (stochis / stuhisë).
Pëshpëritjet sekrete si „ragam ragma mathy zagma“ shërbenin si një thirrje force dhe morali mes ushtarëve për të qëndruar të palëkundur: „Si shkëmb i fortë (llagem/ragam) i madh me zë kumbues të qëndrojmë përbri njëri-tjetrit!“.
Këto të dhëna japin dritë mbi praninë e trupave arbërore në fushata ushtarake të periudhës së Betesës së Nikopolit (1396) përmes dokumentimit historik të Konrad Kyeser-it (“Bellifortis”) dhe studimeve të Robert Elsie-t e Regina Cermann-it. Veçanti e këtij dokumentimi është përdorimi i shprehjeve në gjuhën arbërore si kode sekrete ushtarake, të cilat shërbenin për dhënien e sinjaleve taktike, identifikimin e trupave aleate gjatë betejës (fjalëkalime “mik apo armik”), si dhe për ruajtjen e moralit e gatishmërisë luftarake në terren të vështirë.
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.