
Paulin Maçaj
Kjo është e vërteta e madhe e pakundërshtueshme e kësaj toke: besa, gjaku dhe vëllazëria shqiptare mbeten përgjithmonë më të forta se çdo ndasi fetare apo orvatje subversive e agjendave të huaja.
Nuk mund të anashkalohen sulmet e atyre që thërrasin për përçarje, që pretendojnë rrejshëm se kishat katolike shqiptare nuk kanë ekzistuar apo i quajnë ato serbe për të mohuar rrënjët tona iliro-arbërore, dhe që përpiqen të fusin zakone të huaja aziatike për martesa brenda fisit duke quajtur të huaj vëllanë e gjakut e vëlla pushtuesin.
Deklaratat dhe dokumentet e publikuara që denoncojnë projekte të shërbimeve të huaja (si UDB/BIA) për radikalizim e tjetërsim kombëtar tregoni qartë se si është tentative për të dëmtuar orientimin tonë kombëtar e perëndimor.
Megjithatë, përballë këtyre planeve shkatërruese, historia jonë përgjigjet me fakte të gjalla: dëshmia e hoxhës nga Shkodra se si katolikët mbrojtën xhaminë e vëllezërit myslimanë, si dhe historia e madhe e faljes së gjakut natën e Shën Mhillit mes Currajve të Epërm e Postribës — ku shtëpia katolike e Zef Mark Milanit i fali gjakun shtëpisë myslimane të Adem Isufit me ndërmjetësimin e bajraktarit Sokol Delia — provojnë se Kanuni dhe nderi ynë nuk e kanë lejuar kurrë shqiptarin me u bërë ortak me armikun e me i kthyer krahët vëllait të vet.
Ne jemi para se gjithash shqiptarë të një brumi, pasardhës të Gjergj Kastriotit e Adem Jasharit — të cilët luftuan vetëm për komb, tokë e liri, e jo për agjenda fetare apo financiare. Feja e vërtetë nuk ushqehet me urrejtje e as nuk i shërben planeve destabilizuese, por udhëheq me lutje, dinjitet e mbrojtje të pastërtisë së fisit tonë. Duke mbajtur vëllanë e gjakut pranë vetes, si nën dritën e kryqit ashtu edhe pranë minares, ne i lutemi të njëjtit Krijues për ta mbrojtur familjen tonë e për t’u lënë fëmijëve tanë një Shqipëri e një Kosovë të fortë, të lirë e të bekuar përjetë, sepse ne jemi vetëm shqiptarë!
Shkoder
DardaniaPost është një media online e pavarur, e përkushtuar ndaj së vërtetës, profesionalizmit dhe interesit publik. Misioni ynë është të informojmë me saktësi, shpejtësi dhe paanshmëri, duke respektuar standardet më të larta të gazetarisë. Besojmë se fjala e lirë dhe informacioni i besueshëm janë themeli i një shoqërie demokratike. DardaniaPost u jep hapësirë të gjitha mendimeve, promovon dialogun, transparencën dhe llogaridhënien, duke mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe vlerat kombëtare e universale. Me integritet, përgjegjësi dhe pavarësi editoriale, synojmë të jemi zëri i qytetarëve dhe një burim i besueshëm informacioni për shqiptarët kudo që jetojnë.
2026 DardaniaPost.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Zhvilluar me ❤️ nga dsolution.