E martë, 01 shtator 2026
Protestq12

Kryetarët e komunave dhe qindra qyetarë protestuan në Prishtinë kundër qeverisë!

Kryetarët e komunave protestuan të martën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Ata thonë se dëmet financiare ndaj komunave kanë kaluar mbi 300 milionë euro dhe akuzojnë ekzekutivin për bllokim të projekteve dhe zhvillimit ekonomik, veçanërisht në komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje.

Protestës iu bashkuan edhe qytetarë, ndërsa kërkesat e kryetarëve u dorëzuan zyrtarisht në Qeveri.

Përmes foltores së vendosur përballë Qeverisë, kryetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë ta ngritin zërin për problemet me të cilat, sipas tyre, po përballen komunat. /Klankosova.tv